Përfitimi i granteve, nëpërmjet aplikimit me idetë dhe planet më të mira të biznesit për nxitjen e punësimit të të rinjve nga grupet e margjinalizuara të shoqërisë, mund të konsiderohet një projekt i domosdoshëm për Shqipërinë, për të përmirësuar jetën e shumë të rinjve dhe familjeve të tyre, ndërmarrë nga “Save the Children”.
Disa prej të vetëpunësuarve që përfituan mbështetjen financiare nga projekti “Për fuqizimin e të rinjve” rrëfejnë eksperiencën se si arritën të realizonin idenë për të pasur biznes.