Qendër e Qëndrueshme e Inovacionit Rajonal

Koncepti i Qendrave Dixhitale së Inovacionit Rajonal si një nismë politike është e kohëve të fundit dhe u lançua zyrtarisht nga Komisioni Evropian (KE) në Komunikimin e tij mbi “Digitalizimi i Industrisë Evropiane” (Komisioni Evropian, 2016a).
Hub-et e Inovacionit përcaktohen si struktura që mbështesin kompanitë në rajon të bëhen më konkurruese duke përmirësuar proceset e tyre të biznesit / prodhimit, si dhe produktet dhe shërbimet me anë të teknologjisë dhe inovacionit.

Argjiro Innovation Hub është konceptuar si një ekosistem i aktorëve dhe palëve të interesuara të rajonit të Gjirokastrës që mbështesin iniciativat e zhvillimit ekonomik, startapet dhe zhvillimin e ekosistemit për inovacionit në kontekstin konkret territorial të Gjirokastrës.

Vizioni ynë fillestar mbështetet nga projektet e bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga BE

  • INECO – Ekosistemi i Ekonomisë Inovative
    ACCEL – Përshpejtuesi i sipërmarrjeve ekzistuese
    KULTURA PLUS – Brandi Kulturor për forcimin e ekstroversionit turistik

Mbështetja e Zhvillimit Ekonomik Lokal

Misioni ynë kryesor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës është mbështetja e zhvillimit ekonomik lokal, planifikimit strategjik dhe politikëbërjes mbi sipërmarrjen. Kështu ne kemi krijuar një Plan Veprimi Lokal, duke përfshirë

  • Mbështetjen e Rininë, Shkencëtarëve dhe Diasporës – Një nismë e përkushtuar për të rinjtë, shkencëtarët dhe diasporën e rajonit të Gjirokastrës si një kontribut në përpjekjet lokale dhe kombëtare për brain gain, përmes mbështetjes, inkubacionit të biznesit të tyre, trajnimit, mentorimit dhe këshillimit profesional
  • Këshillimin e qeverisjes dhe aktorëve lokale – Bashkëpunim i ngushtë me qeverinë lokale (Prefekturat, Këshilli Qarkut, Bashkinë, Universitetin dhe Unionet Profesionale) për të mbështetur hartimin e politikave dhe veprimeve konkrete për të gjitha shtyllat e ekonomisë lokale
  • Pjesëmarrje aktive në Organet Kombëtare dhe Ndërkombëtare – përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me Ministritë, Këshillin Kombëtar të Investimeve, Agjencitë Publike të Mbështetjes së NVM-ve, Delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe të gjithë donatorët e mundshëm që veprojnë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.

Inkubator

Shërbime gjithëpërfshirëse për startapet dhe idetë e reja

Përshpejtim

Shërbime të personalizuara për përshpejtimin e Sipërmarrjeve të reja dhe Ekzistuese

Trajnim

Trajnime nga sipërmarrës dhe këshilltarë të suksesshëm nga Shqipëria dhe rajoni

Financime

Nga fonde publike deri tek kapitalet private