Thirrje e hapur për Mentorë dhe Trajnues
Bordi i Qendrës së Inovacionit në Gjirokastër fton të gjithë profesionistët e interesuar në Shqipëri ose jashtë vendit për të paraqitur kërkesën e tyre për t’u bashkuar me Grupin e Mentorëve dhe Trajnuesve të regjistruar pranë Qendrës dhe të bëhen pjesë e procesit matchmaking nga startupet dhe NVM-të që do të aplikojnë në ciklet e inkubatorit dhe të përshpejtuesit rajonal.
Mentorët dhe trajnuesit do të mund të përzgjidhen nga startupet dhe në varësi të disponueshmërisë së tyre dhe marrëveshjeve përkatëse, mund të veprojnë si:
- si mentorë one-to-one për aplikuesit
- si këshilltare one-to-one ose të grupeve
- si trajnuesi që ofrojnë seminare / webinare në fusha të ndryshme
Aplikimet në Anglisht pranohen në çdo periudhë të vitit.
Ky cikël i parë i përzgjedhjes do të mbyllet në 15/01/2021.