Regjistrohuni si anëtar i grupimit lokal të bizneseve
Nëse jeni një biznes me seli në Rajonet e Gjirokastrës, Vlorës, Korçës ose keni aktivitete në zonat e sipërpërmendura, ju keni të mundësinë të bëheni pjesëtar i Qendrës të Inovacionit.
Regjistrimi dhe shërbimet janë falas dhe mbështeten nga Fondet e Komisionit Evropian përmes projektit ACCEL: “Përshpejtuesi i sipërmarrjeve ekzistuese” të financuar nëpërmjet Programit Interreg Greqi Shqipëri 2014-2020.
Qëllimi i grupit është të mbështesë bizneset lokale për të përshpejtuar hyrjen ne treg të ideve e tyre inovative dhe produkteve të reja përmes mentorimit, këshillimit dhe trajnimit profesional individual për çdo sipërmarrje.
Ju lutemi aplikoni më poshtë (në shqip) për t’u regjistruar si anëtarë të Qendrës së Inovacionit tonë dhe ekipi ynë i ekspertëve do t’ju kontaktojë për një bisedë konsultimi për të regjistruar nevojat tuaja.
