Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Gjirokastër funksionon në mbështetje të komunitetit rajonal të biznesit. Në rajonin jugor shumë biznese zhvillojnë aktivitetet e tyre të biznesit të cilat i kanë dhënë kontribut në ekonomisë kombëtare shqiptare. Dhoma e Tregtisë është rritur dhe zhvilluar së bashku me bizneset e saja vitet e fundit, duke i mbështetur këto të fundit në shumë drejtime.
Dhoma në veprimtarinë e saj ka mbrojtur dhe mbron vazhdimisht interesat e biznesit në sektorët fiskalë, administrativë, juridikë etj. Ajo ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucione dhe organizata të ndryshme shtetërore në lidhje me zhvillimin e biznesit.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Gjirokaster ka qenë dhe është promovuese e një numri aktivitetesh si panaire, konferenca dhe forume zhvillime të ndryshme të zhvilluara në rajon. Ajo punon çdo ditë për të përmbushur misionin e saj të madh në mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve të Gjirokastrës.
