OM në Shqipëri ka prezantuar Connect Albania, një program të ri për rritjen e investimeve në Shqipëri. Programi Connect Albania do të angazhojë si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë, në fazën e tij të parë, në Diasporën Shqiptare që jeton në Itali, duke marrë parasysh që Programi i Diasporës së IOM në Shqipëri financohet nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.
Nëpërmjet këtij mekanizmi, diaspora shqiptare do të tërheqë investimet e huaja në vendin e tyre.
Agjentët e suksesshëm të zhvillimit do të shpërblehen për investimet e përfunduara që konsiderohen të suksesshme bazuar në rregulloren e miratuar dhe publikuar.
“Ekziston një nevojë e madhe për të mbështetur mënyra të reja të promovimit të diasporës për të ruajtur lidhjen me Shqipërinë dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe sociale të saj” – theksoi Zj. Alma JANI, Drejtuese e Zyrës të IOM në Shqipëri, në fjalën e saj gjatë prezantimit të Programit Connect Albania.
Si pjesë e kësaj nisme, një Zyrë Programi Connect Albania është krijuar nën Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare (ADBC) në Tiranë, për të mbështetur Agjentët e Zhvillimit dhe përmes tyre, investitorët e mundshëm të huaj dhe investitorët e dasporës.
Në kuadër të Connect Albania është krijuar një faqe dixhitale: www.adbc.al/connect-albania, e cila ofron një informacion gjithëpërfshirës për Programin Connect Albania, informacion unik sektorial dhe legjislativ për mënyrën e regjistrimit të një biznesi në Shqipëri, fushat strategjike për të investuar si dhe informacione të tjera të dobishme për Diasporën Shqiptare dhe investitorët e huaj të mundshëm.