Register as a member of our local cluster

If you are a business located in the Regions of Gjirokastra, Vlora, Korca or have operations in the abovementioned areas, you are eligible to participate as member of our Innovation Hub.

Registration and services are free of charge and are supported by European Commission Funds through Greece Albania Interreg 20140-2020 Project ACCEL: “Corporate Acceleration of Existing Enterprises”

The aim of the cluster is to support the local businesses to accelerate their innovative ideas and new products via mentoring, coaching and training actions on a one to one basis.

Please apply bellow (in Albanian) to register as a members of our Innovation Hub and our team of experts will come back to you for a one-to-one pre-consultation meeting.

V- Xelerate për zhvillimin e shpejtë të produkteve dhe shërbimeve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër, fton biznese të zonës ndërkufitare Greqi - Shqipëri të marrin pjesë, tërësisht falas në V-Xelerate, në mënyrë që a) të përmirësojnë produktet ekzistuese dhe kapacitetet e stafit të tyre b) të sjellin me sukses në treg produkte të reja dhe inovative

Çdo grup pune dhe çdo biznes do të mbështetet nga mentor të specializuar. Gjatë programit do të zhvillohen dhe seminare trajnimi, në bashkëpunim me mentorë/specialistë të njohur, të përshtatura në nevojat e çdo biznesi. Disa seminare indikativë:

  • Hulumtimi i tregut: Para se të merrni vendime për produktin tuaj përfundimtar është e domosdoshme të dini se çfarë do dëshironin klientët tuaj dhe për cilat arsye do të blinin produktin tuaj. Në V-Xelerate do të mësoni metoda moderne të hulumtimit të tregut duke grumbulluar të dhëna fillimisht nga burime dytësore dhe në vazhdim nga burime primare me përdorimin e mjeteve specifike (p.sh. pyetësorë, intervista) të përshtatura në çdo biznes dhe në secilin produkt në mënyrë që të vlerësoni vendimet lidhur me produkte të reja ose ekzistuese apo shërbime.
  • Analiza e konkurrencës: Është e domosdoshme çdo biznes të ketë një avantazh konkurrues kundrejt të tjerave. Por rëndësi nuk ka vetëm të gjeni avantazhin tuaj konkurrues, por edhe ta ruani atë. Gjeni dhe studioni konkurruesit tuaj duke grumbulluar të dhëna me metodologji të përshtatura në nevojat tuaja
  • Strategjia e hyrjes në treg: Me çfarë mënyra do tju shërbeni klientëve tuaj dhe me cilin kombinim të kanaleve të shitjes? Bizneset e suksesshme zgjedhin mënyra hyrjeje në treg, të tilla që lejojnë lidhje direkte, efikase dhe efektive me klientët e tyre. Gjeni dhe studioni se cilat janë ato.
  • Modele Financiare: Zhvilloni për produktin tuaj modelin financiar, për të patur njohuri të plotë të kostove përkatëse, administroni më mirë vendimet tuaja, politikën e çmimeve si edhe rrjetin e furnizimit.
  • Procedura e Zhvillimit të Prototipit, Prodhimit dhe Certifikimit: Mësoni si të zhvilloni shpejt Prototipin tuaj, si të organizoni procedurën e prodhimit të prototipit si edhe certifikimin e tij.

Formulari i regjistrimit

Formati i mbështetjes tek Përshpejtuesi i Qendrës

Përzgjidhni një ose më shumë nga mënyrat e mbështjetjes dhe trajnimet në të cilat interesoheni të merrni pjesë falas (drejtuesit ose stafi i sipërmarrjes). Bordi i ekspertëve do tju kontaktoj direkt për cdo sqarim apo nevojë specifike. Shumica e seminareve do të zhvillohen online në orë të përshtatshme për cdo group.

Interesohemi për pjesëmarrje në V-Xelerate
Pjesëmarrje në Seminare dhe Trajnime për

Shënim i Rëndësishëm! Duke plotësuar këtë formular, ju pranoni të na jepni detajet tuaja të kontaktit dhe t'i përdorim këto detaje kontakti thjesht për t'ju mbajtur të informuar në lidhje me aktivitetet e projektit. Ne kurrë nuk i shesim dhe nuk ua japim detajet tuaja organizatave të tjera. Nëse dëshironi të fshini të dhënat tuaja duke përfshirë adresën tuaj të postës elektronike dhe të ndaloni çdo kontakt të mëtejshëm me ne, jeni të lutur të na dërgoni një email në info@ccigjirokaster.al Konsorciumi ACCEL është në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) .